VIDEO/ Napoli i frikshëm, mposht me “poker” golash Atalantën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:49

VIDEO/ Napoli i frikshëm, mposht me “poker” golash Atalantën

Napoli ka shkatërruar më rezultatin 4-1 Atalantën ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t në Serinë A.

121656719_3783675508332662_7586933632279249018_o

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gatuzos që e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 4-0. Dopieta e Lozanos në minutat 23’ dhe 27’, dhe golat e Politanos 30 e 43’, i dhanë një avantazh të mirë ekipit napolitan, për të administruar mirë pjesën e dytë.

Pikërisht në të dytën Gasperini bëri edhe disa lëvizje në skuadër, duke hedhur në fushë edhe Gjimshitin, teksa bergamaskët gjetën edhe golin. Ishte Lamers që shënoi në minutën e 69, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë, pasi të kaltrit e ruajtën shumë mirë avantazhin.

Napoli shkon në kuotën e 8 pikëve, në vendin e 3-të Atalanta qëndron e dyta me 9 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"