VIDEO/ Napoli harron të fitojë, Hysaj me shokë nuk shkojnë më shumë se barazimi me Xhenoan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 22:48

VIDEO/ Napoli harron të fitojë, Hysaj me shokë nuk shkojnë më shumë se barazimi me Xhenoan

Napoli ka harruar të fitojë në Serinë A, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi me Xhenoan.211542272-0392291f-1bd8-460c-aa69-5afbe39f680a

Ekipi i Ançelotit dominoi gjatë gjithë ndeshjes, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Gjithashtu miqtë tentuan të surprizonin, teksa provuan disa herë të shënonin nëpërmjet kundërsulmeve, por pa sukses.

Një atmosferë shumë e keqe edhe në stadiumin “San Paolo”, ku tifozët e pranishëm aty, nuk i ndaluan fishkëllimat në drejtim të lojtarëve për asnjë minutë, për periudhën që po kalojnë.

Pas këtij barazimi Napoli shkon në kuotën e 19 pikëve dhe renditet në vendin e 7-të, ndërsa Xhenoa ngjitet në vendin e 17-të me 9 pikë.211459839-eeb1d79f-c830-4d67-a89c-4024cc8c7ac4

Për të kaltrit nga minuta e parë u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili tregoi pas disa ditësh do të grumbullohet me Shqipërinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"