VIDEO/ Napoli fiton me përmbysje, Specias së Ismajlit i “rrëshqet” 3 pikëshi në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 25, 2020 | 17:20


VIDEO/ Napoli fiton me përmbysje, Specias së Ismajlit i “rrëshqet” 3 pikëshi në sekondat e fundit

U luajtën në orën 15:00, dy sfidat e vlefshme për javën e 5-të të Serisë A. Napoli i Xhenaro Gatuzos, triumfoi me përmbysje ndaj Beneventos 1-2. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të vendasve fale golit të Roberto Insinjes në minutën e 30-të. Ndërkohë në minutën e 60-të ishte radha e Lorenco Insinjes, vëllait të Roberto Insinjes, i cili vendosin baraspeshën e përkohshme.

nAPOLI

Dy vëllezër kundërshtarë që gjejnë rrugën e rrjetës. Për golin e përmbysjes mendoi Pentanja që në minutën e 67-të, fiksoi shifrat 1-2, duke ngjitur Napolin në vendin e dytë me 11 pikë. Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai nuk u preferua në këtë përballje, duke e ndjekur takimin nga stoli.

Në sfidën tjetër të luajtur në orën 15:00, Specias i “rrëshqiti” në fundin e ndeshjes. Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares, Ardijan Ismajli, ishte duke fituar me rezultatin 1-2 deri në minutën 90+2, kur Kuçka vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Për sa i përket mbrojtësit shqiptar, ai nuk ka arritur ende të rikuperohet për të qenë në dispozicion të trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com