VIDEO/ Napoli e bën goleadë, Liverpuli siguron kreun e grupit. Dy ekipet kualifikohen në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 20:42

VIDEO/ Napoli e bën goleadë, Liverpuli siguron kreun e grupit. Dy ekipet kualifikohen në Champions

U luajtën pasditen e sotme dy takimet e para në Champions League, që kompletuan grupin E.

milik

Napoli mposhti pastër 4-0 Genkun në “San Paolo”, duke u kualifikuar për në fazën me eliminim direkt. Tripleta e polakut Arkadiuz Milik në pjesën e parë, si dhe goli me penallti i Mertens në të dytën, vulosën fitoren e ekipit të Ançelotit, që rigjen pak qetësi pas një situate me rezultate negative.

Në takimin tjetër të grupit, Liverpuli fitoi 0-2 në fushën e Salcburgut. Të kuqtë e Klopit arritën triumfin, vetëm falë dy golave në pjesën e dytë, që erdhën në harkun kohor të një minute.

liverpuli

Në të 57-tën ishte Nabi Keita ai që zhbllokoi shifrat, ndërkohë që vetëm pak sekonda më pas, Mohamed Salah shënoi nga një kënd shumë i vështirë, duke gjetur golin e dytë për Liverpulin.

Kështu, pas të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në grup, Liverpuli e mbyll i pari me 13 pikë, ndërsa ndjek Napoli me 12 pikë. Salcburgu ndërkohë do të vijojë aventurën europiane, në Europa League, pasi e mbylli i treti me 7 pikë. Vetëm 1 pikë në vendin e fundit për Genk.

 

FT | Napoli-Genk 4-0

GOL: Milik 3′, 26′, pen. 37′, pen. 74  / 

FT | Salcburg-Liverpul 0-2

GOL: / Keita 57′, Salah 58′

 

 

Formacionet zyrtare:

Napoli-Genk
nap

Salcburg-Liverpul

liv

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"