VIDEO/ “Naltmadhnisë Tirona i përulet gjithë kryeqyteti”, bardheblutë me promo motivuese para rifillimit të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 20:32

VIDEO/ “Naltmadhnisë Tirona i përulet gjithë kryeqyteti”, bardheblutë me promo motivuese para rifillimit të Superiores

Kategoria Superiore u shty javën e kaluar, pas tërmetit që goditi Shqipërinë, dhe pritet që të rifillojë këtë fundjavë, ku një nga ndeshjet kryesore është ajo mes Tiranës dhe Kukësit.

 naltmadhni tirona

Është klubi i Tiranës, që ditën e sotme ka postuar një video motivuese për rikthimin në kampionat. “Titulli Naltmadhni. 1. I përulet i gjithë kryeqyteti. 2. Përfaqëson gjakun bardheblu. 3. Tirona” – është shkrimi që nis video e bardhebluve.

Ndërkohë, në fund citohen edhe fjalët: “Me kurorë mbi krye, e lindur në fron, më thërrasin Liri, më quajnë Tiron”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"