VIDEO/ Naingolan gol në debutim, Inter dëfrehet në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 19:58

VIDEO/ Naingolan gol në debutim, Inter dëfrehet në fushë

FT: Bolonja-Inter 0-3

Shënues: Naingolan (67′), Kandreva (82′),  Perisiç (84′)

Inter ka thyer tersin e dy ndeshjeve të para në Seria A. Ditën e sotme skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ka fituar në një mënyrë bindëse përballë skuadrës së Bolonjas.

pERISIC

Megjithëse pjesa e parë u mbyll në shifra të bardha, zikaltërit ishin më kërkues dhe në minutën e 67 gjetën golin me Naingolan i cili shënon gol në debutimin e tij në Seria A me fanellën e Interit.

naingolan inter

Megjithatë skuadra e Spaletit nuk u ndal me kaq por shënuan edhe dy herë të tjera me Kandrevën dhe Perisiç përkatësisht në minutat 82 dhe 84, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar të takimit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"