VIDEO/ “Na u vodh një gol”, shpërthejnë polemikat pas eliminimit të Dortmundit: Rregulli i FIFA-s nuk e jepte penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 16:50

VIDEO/ “Na u vodh një gol”, shpërthejnë polemikat pas eliminimit të Dortmundit: Rregulli i FIFA-s nuk e jepte penallti

Mançester Siti eliminoi Dortmundin nga Liga e Kampioneve, teksa pasi kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, me të njëjtin rezultat triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit.

EMRE XHAN

Megjithatë polemikat për këtë ndeshje janë të mëdha. Te gjermanët kanë ankesa të mëdha, për mënyrën sesi u gjykua ndeshja. Gjithçka lidhet me penalltinë për Sitin në minutën e 52’, ku Emre Xhan, pasi e godet topin fillimisht me kokë, i përplaset te dora, diçka që në rregulloren e FIFA-s thuhet se nuk akordohet penallti.

Nga ai episod ndryshoi gjithçka, pasi skuadra e Guardiolës barazoi dhe më pas përmbysi rezultatin. “Gjithçka ndryshoi pasi ndeshja shkoi në 1-1. Unë e preka fillimisht topin me kokë dhe pastaj preki dorën time. Rregulli i FIFA-s për këtë rast thotë se nuk akordohet penallti”, tha Emre Xhan pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"