VIDEO/ “Na kanë mbetur edhe 1028 ditë”, protestuesja hyn në fushë dhe lidhet në rrjetë gjatë “Roland Garros”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2022 | 23:17

VIDEO/ “Na kanë mbetur edhe 1028 ditë”, protestuesja hyn në fushë dhe lidhet në rrjetë gjatë “Roland Garros”

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes gjysmëfinale të turneut të “Roland Garros” në tenis në Paris. Dueli mes Kasper Rud dhe Marin Çiliç është ndërprerë nga një protestuese e cila ka hyrë në fushë dhe është lidhur në rrjetë.

ewrerrrrrrr

Ajo mbante një fanellë me një mbishkrim të pazakontë, pasi shkruhej “Na kanë mbetur edhe 1028 ditë”. Ndërsa poshtë saj ishte një adresë interneti që i përket një portali ambientalistësh, të cilët kanë nisur protesta të ngjashme në evenimente publike duke kërkuar reduktimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë para se ngrohja globale të bëhet e pakthyeshme.

Forcat e sigurisë u detyruan ta zgjidhnin atë nga rrjeta dhe më pas, duke ndeshur në rezistencën e saj, edhe ta mbanin në krahë për ta nxjerrë nga fusha e lojës në mënyrë që ndeshja të vazhdonte.

werqqwwqewe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"