VIDEO/ Muriqi “shpëton” Kosovën, dardanët e Shaland i marrin 1 pikë Greqisë në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 0:45

VIDEO/ Muriqi “shpëton” Kosovën, dardanët e Shaland i marrin 1 pikë Greqisë në frymën e fundit

Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Kosovës dhe Greqisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Grekët kaluan të parët në avantazh me anë të Duvikas në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Vedat Muriqi shpëtoi dardanët me golin e realizuar në minutën e fundit të ndeshjes.

bandicam 2021-09-05 22-40-33-692

Sulmuesi i Lacios, u tregua i saktë me kokë brenda zonës, duke i dhuruar 1 pikë të artë skuadrës së Shaland. Ky takim ishte i vlefshëm për grupin B ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Suedia dhe Gjeorgjia. Me këtë barazim Kosova u ngjit në kuotën e 4 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e tretë.

FT: KOSOVË-GREQI 1-1

Muriqi 90+3′ / Duvikas 45+1

90+3′ GOOOOOL KOSOVA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Fadil Vokrri”, Vedat Muriqi iu shënon me kokë grekërve, shpërthen festa në stadium! 

45+1′ GOL GREQIA/ Shtangen dardanët, skuadra greke zhbllokon sfidën në fundin e pjesës së parë! Duvikas gjen rrugën e rrjetës. Proteston trajneri Shaland, sipas tij gjyqtari duhet ta kishte mbyllur pjesën e parë.

 

FORMACIONET ZYRTARE

ff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"