VIDEO/ Muriqi “mëson” shokun e skuadrës si të jetë kapiten, nuk përmban inatin me liderin e Fenerbahçes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 18:34

VIDEO/ Muriqi “mëson” shokun e skuadrës si të jetë kapiten, nuk përmban inatin me liderin e Fenerbahçes

Humbja ndaj Sivasporit në kampionat është përjetuar keq nga skuadra e Fenerbahçes. Ndeshja e sotme 3-1 i kushtoi ekipit të njohur turk dy lojtarë të tij, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq. Por, sjellja e kapitenit të Fenerbahçes Ozan Tufan ndaj arbitrit ka acaruar pa masë sulmuesin e verdhebluve si dhe shokun e tij të skuadrës Vedat Muriqin.

muriqi
Debatet e vazhdueshme me gjyqtarin i kushtuan Tufanit daljen nga fusha me kartonin e dytë të verdhë. Në momentin që po i dorëzonte shiritin e kapitenin Muriqit, ky i fundit është acaruar deri sa plasi në tapetin e gjelbër shiritin e kapitenit.

Debati i vazhdueshëm me arbitrin dhe mospërqëndrimi te loja irrituan sulmuesin e Kosovës, i cili kërkon që Tufan të jetë shembull për shokët e skuadrës.

Reagimi i tij ka tërhequr vëmendjen e shumë futbolldashësve në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"