VIDEO/ Muriqi kontribuon për Fenerbahçen, por Gallatasarai është i papërballueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 19:49

VIDEO/ Muriqi kontribuon për Fenerbahçen, por Gallatasarai është i papërballueshëm

Fenerbahçe e sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi u mposht nga Gallatasarai në derbin e Stambollit, takim që përfundoi me rezultatin 1-3.

vedat-muriqi-yuto-nagatomo-galatasaray-v-fenerbahce-09282019_jsl7eu4knjhv1su5qndmblt2m

 

25-vjeçari nuk mundi të shënonte në këtë takim kundër rivalëve të përjetshëm, por arriti të kontribuonte në golin e verdhebluve. Në minutën e 21-ë, Muriqi fiton penallti pas një ndëhyrje nga pas të futbollistit kundërshtar. Shoku i tij i skuadrës Maks Kruse nuk gaboi nga 11 metra distancë dhe zhbllokoi sfidën. Por, miqtë treguan karakter duke arritur ta përmbysin takimin në rezultatin 1-3.

Me humbjen e sotme, Fenerbahçe i largohet gjithmonë e më shumë titullit kampion pasi diferneca me Trabzonsporin shkon në 7 pikë, ndërsa tani duhet të mendojë dhe për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"