VIDEO/ Murinjo rigjen Bejlin, Totenhemi fiton bindshëm në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 22:49

VIDEO/ Murinjo rigjen Bejlin, Totenhemi fiton bindshëm në kampionat

Totenhemi i Zhoze Murinjos ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 4-1, në shtëpi përballë Kristal Palasit. Golat u shënuan nga Gareth Bejl dhe Herri Kejn, të cilët realizuan nga dy gola për të marrë tri pikë mjaft të rëndësishme, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën Champions.

Totenhemi

Përveç tre pikë të fituara, Murinjo rigjen edhe Gareth Bejlin, i cili me këtë dygolësh arrin shifrën e katër realizimeve ne tre ndeshjet  e fundit në kampionat.

Ndeshje fantastike zhvilloi dhe sulmuesi, Herri Kejn i cili përveç dopietës ndihmoi ekipin dukë dhënë dy asist te golat e shënuar nga Bejl.

Bejli

Ndërkohë për miqtë e Kristal Palas golin e vetëm e realizoi sulmuesi belg, Benteke, në minutën e 45-të të pjesës së parë duke barazuar përkohësisht shifrat. Totenhemi ngjitet në vendin e 6, dy pikë larg Çelsit të vendit të katërt, synim ky i skuadrës së Murinjos.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"