VIDEO/ Murinjo ia ndërpret intervistën, shikoni reagimin e veçantë të trajnerit të Shefilldit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 15:09

VIDEO/ Murinjo ia ndërpret intervistën, shikoni reagimin e veçantë të trajnerit të Shefilldit

Shefilld Junajtid mposhti me rezultatin 3-1 Totenhemin ditën e djeshme, duke i kaluar këta të fundit edhe në renditje.

resize

Një episod tejet i veçantë është regjistruar pas përfundimit të ndeshjes, kur trajneri i Shefilldit, Kris Uilder po fliste për ndeshjen. Në një moment trajneri Zhoze Murinjo e ndërpret atë për t’ia uruar fitoren, duke e përqafuar.

Uilder mbetet i habitur për një moment pasi nuk po e kuptonte se çfarë ishte duke ndodhur, teksa kjo shihet edhe në reagimin në fytyrë që ai bën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"