VIDEO/ Murinjo dhuron “show” dhe si shofer autobusi, ja si përfundoi aventura e radhës për trajnerin e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 15:04

VIDEO/ Murinjo dhuron “show” dhe si shofer autobusi, ja si përfundoi aventura e radhës për trajnerin e Romës

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo nuk është përmbajtur në festimet pas suksesit të arritur në finalen e Tiranës, ku Roma e tij fitoi Ligën e Konferencës.

pjimage (38)

Tekniku portugez është shfaqur në një video ku shihet duke drejtuar autobusin e skuadrës në rrugët e qytetit përpara paradës që skuadra kreu në qendër të Romës.

Murinjo shihet duke frenua disa herë nëpër rrugë për të frikësuar lojtarët e skuadrës që ishin brenda autobusit, deri sa njeri prej tyre e lajmëron se duhet të kthehen pasi kanë harruar trajnerin e portierëve, Nuno Santos.

Episodi është bërë viral në rrjet, me Murinjon që është shfaqur edhe një herë tjetër i paparashikueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"