VIDEO/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Marash Kumbulla zbarkon në Romë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 21:02

VIDEO/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Marash Kumbulla zbarkon në Romë

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, ka zbarkuar pak minuta më parë në aeroportin e Romës, teksa do të firmos me klubin verdhekuq. Pas shkëlqimin me Veronën në Serinë A, 20-vjeçari, do të nisë një aventurë të re më një ekip të madh si Roma, që ka objektiv pjesëmarrjen në Ligën  e Kampionëve.

Kumbulla_Roma_arrivo_Fiumicino_3_GDM (1)

Verdhekuqtë arritën akordin me Hellas Veronën për huazimin e shqiptarit me detyrim blerje për 30 milionë euro, ndërsa për lojtarin është gati kontrata për 5 vitet e ardhshme me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse. Kumbulla do të kryejë në orët në vazhdim vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosi kontratën deri në 2025 me klubin e tij të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"