VIDEO/ Mungon një karton i kuq, dyshime për pozicion jashtë loje. ja moviola e sfidës Tirana-Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 10:37

VIDEO/ Mungon një karton i kuq, dyshime për pozicion jashtë loje. ja moviola e sfidës Tirana-Apolonia

Në ndeshjen e djeshme ishte një treshe e re gjyqtarësh: Orlando Kuka, Arben Zalla dhe Ani Koçiaj nga Tirana. Sigurisht, raste ka pasur sa të duash, por duhet shënuar penalltia e dhënë nga anësori.

ti 1

MINUTA E 26-TË: Top i gjatë për Vasilin, i cili merr krahun e djathtë duke kapur në inferioritet numerik mbrojtjen bardheblu, pason në krahun tjetër për Levendin që me portën bosh te shtylla e dytë çon topin në rrjetë. Ka dyshime për pozicionin e Vasilit në momentin e marrjes së topit, i cili mund të jetë jashtë loje. Dyshimet janë, sepse kroatin mund ta mbajë në lojë Behiratçe, por pamjet janë të pamjaftueshme dhe nuk mund të jepet një mendim përfundimtar.

Goli i Apolonisë on Vidnews.

MINUTA E 28-TË: Halili pengohet në zonën e Apolonisë dhe kërkohet penallti. Pamjet filmike tregojnë vendim të drejtë të gjyqtarit.

Pretendimi i Halilit për penallti on Vidnews.

MINUTA E 64-TË – Jepet penallti për Tiranën. Diop tërheq Kalenë në zonë, por gjyqtari kryesor nuk akordon penallti. Është anësori që jep 11-metërsh. Pamjet filmike tregojnë se vendimi i anësorit Zalla për dhënien e penalltisë është i drejtë. Është penallti. Gabimi qëndron në faktin që kryesori për Diopin duhet të jepte karton të kuq direkt. Po kështu, ka dyshime për një pozicion të dyshimtë të Kalesë para se të merrte topin nga Ismajlgeci, ndonëse me shumë mundësi është pozicion i rregullt.

Penalltia e fituar nga Kale on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"