VIDEO/ Mungon Broja, por një tjetër shqiptar shënon në miqësoren Arsenal-Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 18:19

VIDEO/ Mungon Broja, por një tjetër shqiptar shënon në miqësoren Arsenal-Çelsi

Çelsi arriti të triumfonte në miqësoren e luajtur me Arsenalin duke i mundur topçinjtë me rezultatin 1-2.

ss

Skuadra e Tomas Tuhel kaloi e para në avantazh me anë të talentit gjerman Kai Haverc i cili shfrytëzoi saktësisht një pasim të sulmuesit Timo Vërner. Në pjesën e dytë Arsenali barazoi me Granit Xhakën i cili kërceu mbi të gjithë për të realizuar një gol të bukur me kokë.

Por baraspesha zgjati pas, pasi Abraham shënoi golin e dytë dhe të fitore për Çelsin. Armando Broja nuk ishte i pranishëm në skuadrën e stolin pasi u aktivizua vetëm 2 ditë më parë në një ndeshje miqësore që 23-vjeçarët e Çelsit luajtën ku u bë protagonist duke shënuar dhe gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"