VIDEO / Mundi ish-skuadrën, shihni festën e Josës pas suksesit ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2021 | 0:09

VIDEO / Mundi ish-skuadrën, shihni festën e Josës pas suksesit ndaj Kukësit

Mirel Josa ka kthyer Laçin në shinat e duhura. Skuadra e cila dukej shumë larg çdo lloj pretendimi në pjesën e parë të sezonit, tashmë i është afruar grupit të skuadrave që pretendojnë fitoren e kampionatit dhe duket edhe një herë kërcënuese si në edicionin e kaluar.

josa

Këtë e kuptoi më si miri Kukësi, që u mund në “Air Albania” nga kurbinasit me shifrat 2-1. Një provë force që padyshim ka gëzuar teknikun, në një ndeshje të tensionuar, të përjetuar me shumë emocione deri në minutat e fundit. Edhe Josa i cili është zakonisht shumë i qetë, nuk u përmbajt pas vërshëllimës përfundimtare të Kridens Metës.

Trajneri festoi me shumë entuziazëm ato momente, ndërsa menjëherë u kthye më pas nga stoli kundërshtar, si për t’i kërkuar ndjesë homologut Diego Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"