VIDEO/ Mundi Besëlidhjen, Dinamo në “qiellin e shtatë” pas suksesit ndaj lezhjanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 21:51

VIDEO/ Mundi Besëlidhjen, Dinamo në “qiellin e shtatë” pas suksesit ndaj lezhjanëve

Fitorja e rëndësishme ndaj Besëlidhjes që synon të ngjitet në Kategorinë Superiore ka ndryshuar atmosferën në kampin e Dinamos.

87060978_10163153325900416_6448763566672576512_o

 

Pavarësisht problemeve të brendshme gjatë kësaj jave ku 3 futbollistë u larguan për shkak të pagave si dhe mosmarrëveshjes mes drejtuesve shqiptarë dhe italianë, 18-herë kampionët e Shqipërisë arritën të mposhtnin me rezultatin 2-0 skuadrën lezhiane. Ky rezultat i jep shpresë skuadrës kryeqytetase të besojë se do të qëndrojë në Kategorinë e Parë.

Skuadra festoi fitoren ndaj Besëlidhjes në njërin prej hoteleve të kryeqytetit duke sjellë gëzim dhe optimizëm pas një kohe të gjatë në kampin blu.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"