VIDEO/ “Mrekullitë” e ndeshjeve të fundit, as Bundesliga nuk i shmanget golave të dyshimtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 14:42

VIDEO/ “Mrekullitë” e ndeshjeve të fundit, as Bundesliga nuk i shmanget golave të dyshimtë

Bundesliga gjermane ka ulur siparin ditën e djeshme me titullin kampion të fituar nga Bajerni i Mynihut dhe ku nga kategoria kanë rënë Hertha Berlin dhe Shalke.

lajpcig

Këta të fundit, nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv ndaj Lajpcigut pavarësisht se kundërshtari “i ndihmoi” të shënonte një gol. Kur ndeshja ishte 2-1 për Lajpcigun, një autogol qesharak i shënuar nga Orban riktheu baraspeshën.

Autogoli i tij mund të jetë ndër autogolat më të çuditshëm, teksa videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Për këtë autogol nuk kanë munguar as dyshimet se mund të jetë një gol i lënë vetë nga Lajcigu, por fakti se Lajpcig fitoi në fund me rezultatin 4-2, hedh poshtë dyshimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"