VIDEO / Mrekullitë e Bitrit nuk mjaftojnë, ish-sulmuesi i Kukësit i shënon 3 gola në 21 minuta dhe e eliminon nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 20:12

VIDEO / Mrekullitë e Bitrit nuk mjaftojnë, ish-sulmuesi i Kukësit i shënon 3 gola në 21 minuta dhe e eliminon nga Europa

Eneo Bitri i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europë në këtë edicion me fanellën e kazakëve të Astanës. Ish-mbrojtësi i Partizani ishte bërë heroi i skuadrës së tij deri në turin e tretë të Ligës së Konferencës duke shënuar në dy sfida radhazi në minutat shtesë. Fillimisht duke i kualifikuar përballë Aris e pastaj duke barazuar në frymën e fundit 1-1 ndeshjen e parë ndaj finlandezëve  të KuPS.

Rangel

Por sot, skuadra e tij është mundur me shifrat 4-3 në fushën e vet në sfidën e kthimi nga finlandezët dhe i ka dhënë lamtumirën turneut, pas një pjesë të dytë të tmerrshme me protagonist ish-sulmuesin e Kukësit, Rangel. Braziliani i cili ishte pjesë e verilindorëve në edicionin 2016-2017, është prej vitesh pjesë e KuPS dhe ka patur mjaft sukses atje.

Sot, ai ishte zëvendësues por u fut në pjesën e dytë duke u bërë protagonisti absolut i ndeshjes pasi në ato momente rezultati ishte 2-0 për Astana. Ai shënoi në minutat 53, 61 dhe 74, për të kthyer plotësisht fatin e takimit duke çuar shifrat në 3-3 e pastaj ishte Ikaunieks ai që vulosi fitoren 4-3 që i kaloi në play-off të Ligës së Konferencës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"