VIDEO/ Moviola në Skënderbeu-Teuta, penalltia e durrsakëve cilësohet e… saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 12:09

VIDEO/ Moviola në Skënderbeu-Teuta, penalltia e durrsakëve cilësohet e… saktë

Skënderbeu-Teuta ishte vlerësuar nga FSHF-ja si kryendeshja e javës së 28-të, me 6 arbitra.

SK

Kreshnik Cjapi ishte kryesor dhe asistentë kishte dy anësorët nga Fieri, Ilir Tartari dhe Orgest Grabova. Gjyqtarë të linjës ishin Dojando Myftari dhe Juxhin Xhaja nga kryeqyteti , i katërt Orlando Kuka nga Tirana.

Ky takim pati një rast për moviolë, që ka të bëjë me penalltinë e akorduar për Teutën në minutën e 41-të. Sadriu ndërhyn gabimisht ndaj Grudës dhe sapo sulmuesi bie në fushë, gjyqtari Cjapi akordon penallti.

Nga përsëritjet duket qartë se ka kontakt dhe ka qenë meritë e sulmuesit që i ka “vjedhur” lëvizjen mbrojtësit, kështu që edhe vendimi i gjyqtarit ishte i saktë.

Penalltia e kthyer në gol nga Dejvi Bregu on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"