VIDEO/ Motivimi i jashtëzakonshëm i trajnerit në pushim që solli përmbysjen e Arabisë Saudite: Merrni celularët dhe bëni foto me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 17:19

VIDEO/ Motivimi i jashtëzakonshëm i trajnerit në pushim që solli përmbysjen e Arabisë Saudite: Merrni celularët dhe bëni foto me Mesin

Nëse Arabia Saudite ia doli që të bënte një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës duke mundur Argjentinën e Lionel Mesit, meritë ka padyshim edhe Herve Renar. Trajneri ka bërë mrekullinë duke drejtuar një grup lojtarësh të nënvlerësuar nga të gjithë për të arritur një rezultat fantastik nëpërmjet taktikave, por edhe motivimit.

renar

Pikërisht aftësitë e tij si motivues kanë ndihmuar ekipin që të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë ndaj Argjentinës, sepse fjalimi i tij para lojtarëve në pushim, ka qenë mbresëlënës. Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ka qenë ajo që ka postuar videon e fjalëve të tij para lojtarëve dhe shihet qartë karikimi që u jep futbollistëve duke i prekur egon personale.

“Ky është presingu ynë? Presing do të thotë të ngjitesh lart! Mesi, në mesfushë, merr topin dhe ju qëndroni të ndalur, pritni në mbrojtje. Dëshironi që Ali të shkojë t’i bëjë presing? Merrni celularët dhe shkrepni një foto me të po deshët!

Nëse jeni para mbrojtjes, nëse Mesi merr topin, duhet ta ndiqni! Ata janë të aftë me topin në këmbë! A e patë atë që bënë? Nuk ndjeni asgjë? Nuk e ndjeni se mund ta përmbysim këtë ndeshje? Nuk e ndjeni?! Argjentina po luan e qetë! Forca djem, forca! Ky është Kampionati Botëror! Jepni gjithçka!”, janë fjalët e Renar para skuadrës që motivoi këtë të fundit të hynte në fushë dhe të zhdukte Mesin, e të pushtonte vetë faqet e para të të gjitha mediave sportive botërore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"