VIDEO/ “Mos i paso atij, po luan kundër nesh”, plas te Reali. Zbulohet biseda e Benzemasë me shokun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:53

VIDEO/ “Mos i paso atij, po luan kundër nesh”, plas te Reali. Zbulohet biseda e Benzemasë me shokun e skuadrës

Reali i Madridit i shpëtoi turpit në minutat e fundit ditën e djeshme në Ligën e Kampioneve, teksa arriti të barazojë 2-2 Myshengladbahun, me Benzema në minutën e 87 dhe Kasemiro në minutën e 93’.

benzema

Megjithatë është zbuluar një bisedë e shkurtër në tunel, mes Benzemasë dhe mbrojtësit Ferland Mendi. Mediat spanjolle zbulojnë se sulmuesi i thotë shokut të skuadrës që të mos i pasojë më Vinisiusit: “Mos i paso më atij, vëlla. Ai po luan kundër nesh”, dëgjohet Benzema teksa i thotë shokut të skuadrës.

Mesa duket francezi ka qenë tepër i irrituar me mënyrën sesi po luante Vinisius dhe për këtë arsye kërkoi që të mos i pasonin topat atij. E vërteta është se pas largimit nga fusha të brazilianit erdhi edhe barazimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"