VIDEO/ “Mos e humbni rastin…”, Simone Inzagi mesazh special nga Italia për shqiptarët: Është shumë i rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 21:39

VIDEO/ “Mos e humbni rastin…”, Simone Inzagi mesazh special nga Italia për shqiptarët: Është shumë i rëndësishëm

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari. 

iNZAGI

Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur dhe e ka vlerësuar së tepërmi edhe trajneri i Lacios, Simone Inzagi, i cili u shpeh:

“Mirëdita të gjithëve! Doja t’ju tregoja se sa i rëndësishëm është sot roli i përgatitësit atletik për një skuadër futbolli. Unë kam fatin të kem në krah prof. Fabio Ripert, i cili punon me mua prej shumë vitesh, duke filluar që nga sektori i të rinjve.

Sigurisht ai mbështetet edhe nga profesionistë të tjerë të shkëlqyer që kemi këtu në staf, secili prej tyre zotëron mirë çdo aspekt specifik të sportistëve. Kini parasysh, se çdo trajner ka shumë nevojë për përgatitësit atletik, të cilët menaxhojnë të gjitha gjërat që një trajner nuk mund t’i bëjë i vetëm. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm në futboll roli i përgatitësit atletik.

Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë përgatitësit atletik shqiptarë dhe mos e humbni rastin të ndiqni këtë kurs, që është shumë i rëndësishëm. Mirupafshim!”, – thotë Inzaghi në mesazhin e tij për FSHF-në.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"