VIDEO/ Monstruoz, Ronaldo shënon tripletë dhe çon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2019 | 22:42

VIDEO/ Monstruoz, Ronaldo shënon tripletë dhe çon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Portugalia ia doli të fitonte gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, në Ligën A, me shfirat e pastra 3-1 ndaj Zvicrës, ku protagonist kryesor ishte Kristiano Ronaldo.

ronaldo

Ylli i Juventusit, që në këtë kompeticion të ri të UEFA-s luante sot minutat e para, me tripletën e tij i çoi “luzitanët” në finalen e madhe.

Përballë shqiptarëve të Zvicrës, Ronaldo zhbllokoi shifrat që në minutën e 25-të, me një goditje fantastike dënimi, ku topin e çoi direkt e në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit të Santos.

kristiano ronaldo

Moment interesant ishte ai i minutës së 57-të, ku nga një penallti e akorduar në favor të portugezëve, arbitri Feliks Bryzh shkoi të konsultohej me VAR-in, dhe pak momente më parë atij aksioni, u vu re një ndërhyrje e parregullt në sulmin e Zvicrës, dhe 11-metërshi kaloi për “helvetët”. Nga pika e bardhë, mbrojtësi i Milanit, Rodrigez nuk gaboi, dhe barazoi shifrat.

Teksa gjysmëfinalja po shkonte drejt shtesave, në skenë doli sërish “përbindëshi” Ronaldo. Në minutën e 88-të, ai shënoi nga brenda zone pas një goditje të fortë me të djathtën, dhe vetëm 2 minuta më pas, plotësoi tripletën personale, teksa në një aksion tërësisht personal, realizoi një gol mjaft të bukur. Tashmë, Portugalia kalon në finalen e Ligës së Kombeve, ku do të presë fituesin e çiftit të nesërm mes Holandës dhe Anglisë.

 

 

FT | Portugali-Zvicër 3-1

GOL: Ronaldo 25′, 88′, 90′ / Rodrigez pen. 57′

Ronaldo 90′

Ronaldo 88′

57’ Çfarë ndodh me VAR-in në Portugali. Gjyqtari Feliks Bryzh akordon penallti për vendasit portugezë, por pasi konsultohet me teknologjinë, pak momente më parë atij aksioni, u vu re një pengim i parregullt nga Semedo ndaj Seferoviç, dhe kështu penalltia kaloi në krahun tjetër. Nga pika e bardhë e 11-metërshit, Rodrigez nuk gaboi për Zvicrën, dhe barazon shifrat.

Ronaldo 25′

 

FORMACIONET

Portugalia: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Ruben Dias, Rafael Guerreiro; Bruno Fernandes, Uilliam Karvajo, Ruben Neves, Bernardo Silva; Zhoao Feliks, Kristiano Ronaldo. Trajner: Fernando Santos.

Zvicra: Somer; Mbabu, Shar, Akanxhi, Rodrigez; Zakaria, Xhaka, Fryler, St.Zuber; Shaqiri; Seferovic. Trajner: Vladimir Petkoviç.

asd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"