VIDEO/ Monako i nxjerr PSG-së “dehjen” e triumfit ndaj Barcelonës, bardhekuqtë lënë pa fjalë kampionët e Francës. Ja rezultatet e Ligue 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 22:45


VIDEO/ Monako i nxjerr PSG-së “dehjen” e triumfit ndaj Barcelonës, bardhekuqtë lënë pa fjalë kampionët e Francës. Ja rezultatet e Ligue 1

Kanë përfunduar 7 sfidat e javës së 26 të Ligue 1.

monako

PSG e cila vinte pas fitores historike ndaj Barcelonës në Champions me rezultatin 1-4 në “Camp Nou”, parizienët janë surprizuar nga Monako ku është mposhtur me rezultatin 0-2 në stadiumin “Parc des Princes”. Për skuadrën nga Principata realizuan Diop në minutën e 6′ dhe Maripan në minutën e 51′. Pas kësaj disfate parizienët renditen në vendin e 3 në kuotën e 54 pikëve, -4 pikë nga Lila kryesuese, ndërsa Monako klasifikohet në vendin e 4 në kuotën e 52 pikëve.

Lilë ruan kreun e klasifikimit teksa triumfon në transfertë ndaj Lorio me rezultatin 1-4.

Nisë mposhtet në shtëpi ndaj Metz me rezultatin 1-2. Bordo është mundur në transfertë nga Nim me rezultatin 2-0.

Montpelie ka fituar me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Ren.

Lons ka arritur të fitojë 2-1 brenda në shtëpi ndaj Dizho.

Sfida Strasburg-Onzhe ka përfunduar pa fitues pasi është mbyllur me rrjeta të paprekura.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË LIGUE 1 –

PSG 0-2 MONAKO

Diop 6′, Maripan 51′

LORIO 1-4 LILË

Hergo 23′ / Gravijo (ag) 21′, Fonte 38′, Ikone 59′, Brdariç 90+1′

NISË 1-2 METZ

Guiri 61′ / Kujate 15′, Gueje 38′

NIM 2-0 BORDO

Meling 14′, Ripart 71′

MONTPELIE 2-1 REN

Mavdidi 17′, 27′ / Guiresi 78′

LONS 2-1 DIZHO

Fofana 30′, Banza 64′ / Ngonda 61′

STRASBURG 0-0 ONZHE

RENDITJA E LIGUE 1 –

ligue 1

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/