VIDEO/ Momenti i vështirë i Barcelonës! Tifozi i bërtet “zgjohu”, ky është reagimi i Leo Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 23:55

VIDEO/ Momenti i vështirë i Barcelonës! Tifozi i bërtet “zgjohu”, ky është reagimi i Leo Mesit

Barcelona vazhdon të jetë hija e vetvetes në La Liga këtë sezon dhe nga java në javë konfirmon situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

1-104

Shumë pikë të lëna pas, aq sa e bëjnë këtë skuadër më të dobëtën në 25 vitet e fundit. Asgjë nuk po shkon mirë as për Leo Mesin. Ylli argjentinas është në situatë të vështirë, duke e humbur ndjeshëm shkëlqimin.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes në Champions League, ku Mesi do të mungojë, pasi është lënë pushim nga trajneri Kuman, kamerat e El Chiringuito,  kanë kapur Mesin duke u larguar nga qendra stërvitore.

Një fans, dëgjohet duke i bërtitur “zgjohu”, dhe Leo reagon pas pak sekondave, kthehet dhe shikon se kush iu drejtua në atë mënyrë, por nuk bëri asnjë gjest.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"