VIDEO / Momenti i veçantë në fitoren e rivalëve të Shqipërisë, portieri la në mes ndeshjen mes lotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 19:40

VIDEO / Momenti i veçantë në fitoren e rivalëve të Shqipërisë, portieri la në mes ndeshjen mes lotëve

Nëse Shqipëria kishte një ndeshje të tensionuar në Budapest, të zgjidhur vetëm në fund nga goli i Armando Brojës, Polonia ka përdorur si stërvitje sfidën e saj ndaj San Marinos këtë të shtunë. Trajneri Paulo Sousa bëri rrotacion për të kursyer lojtarët në suksesin 5-0 dhe i dha mundësinë një prej “veteranëve” të përfaqësueses që t’i jepte lamtumirën siç duhej asaj.

fabianski

Portieri Lukas Fabianski, vendosi të largohej nga përfaqësuesja e vendit të tij ndaj trajneri ia dha mundësinë që të ishte titullar në sfidën ndaj San Marinos, për ta mbyllur para publikut polak karrierën ndërkombëtare. Sigurisht, Fabianski nuk kishte punë në asnjë moment gjatë sfidës ndaj edhe Sousa vendosi që në minutën e 57, në atë që ishte sfida e 57 e portierit me kombëtaren, t’i jepej duartrokitja e merituar 36-vjeçarit.

Të gjithë u ngritën në këmbë për ta përshëndetur ndërsa gardiani i Uest Hem nuk i mbajti dot lotët teksa linte fushën e lojës. Edhe shokët e skuadrës i bënë tunelin e nderit në daljen nga fusha e lojës, për ta përshëndetur siç duhej një lojtar i cili kishte debutuar te Polonia në vitin 2006.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"