VIDEO / Momenti historik, Lionel Mesi bën debutimin si futbollist i PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 22:19

VIDEO / Momenti historik, Lionel Mesi bën debutimin si futbollist i PSG-së

Minuat e 66 e ndeshjes mes Reims dhe PSG do të hyjë në histori pasi ishte ajo ku Lionel Mesi ka bërë debutimin e tij në futbollin francez me fanellën e PSG-së.

mesi nejmar

Lojtari e nisi ndeshjen e sotme nga stoli, pasi trajneri Poçetino vendosi që të mos rrezikonte me lojtarin i cili ka vetëm dy javë stërvitje me ekipin e tij. Ndaj ai vendosi ta hidhte në fushë vetëm kur u sigurua që edhe rezultati të ishte i favorshëm dhe të mundësonte që Mesi të luante më lirshmërisht.

Sapo Mbape shënoi golin e dytë, erdhi momenti i Mesit, i cili hyri në fushë e lojës në vend të Nejmar, duke u rreshtuar përkrah Mbape në vijën e sulmit për skuadrën parisienë. Sigurisht, i pritur me duartrokitje të shumta nga një numër i madh tifozësh parisienë që kishin pushtuar stadiumin dhe qytetin e vogël të Reims sot në pritje të këtij debutimi.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"