VIDEO/ Momenti historik! Cana dorëzon trofeun, Kumbulla feston me flamurin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 23:28

VIDEO/ Momenti historik! Cana dorëzon trofeun, Kumbulla feston me flamurin shqiptar

25 maji i vitit 2022, është gdhendur si një moment historik për Shqipërinë për sa i përket organizimit të një eventi madhor futbollistik.

Cana Kumbulla

Kjo datë do të kujtohet gjatë edhe në klubin e Romës, pasi skuadra italiane u bë klubi i parë që fiton trofeun e Ligës së Konferencës. Ishte kapiteni legjendar i Shqipërisë Lorik Cana, ai që u dorëzoi lojtarëve të Romës trofeun.

Ndërkohë që Marash Kumbulla mbrojtësi shqiptar i Romës edhe pse nuk mundi të luajë, në fund të ndeshjes ka bërë krenar gjithë shqiptarët pasi është ngjitur në podium me flamurin kuq e zi.

 

Roma fitoi në ndeshjen finale përballë Fejnordit me rezultatin 1-0, gol i shënuar që në minutën e 32-të të pjesës së parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"