VIDEO/ Momente të paharrueshme dhe festë e çmendur, Partizani kujton titullin e fituar 1 vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 11:58

VIDEO/ Momente të paharrueshme dhe festë e çmendur, Partizani kujton titullin e fituar 1 vit më parë

Fiks 1 vit më parë, Partizani festoi titullin kampion, i cili i mungonte klubit të kuq prej plot 26 vitesh. Një moment i paharrueshëm ky për tifozët e kuq, të cilët nuk mund ta festonin më mirë se me një fitore në derbi, ku mposhtën Tiranën me rezultatin 2-0, falë golave të Eraldo Çinarit.pjimage

Fitore ndaj rivalit të përjetshëm dhe matematikisht kampionë të Shqipërisë! Tifozët nuk mund të përmbaheshin në ato momente, teksa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, pushtuan fushën, për titullin që aq shumë iu kishte munguar.

“Demat e kuq” ia dolën, ku merita e padiskutueshme ishte për trajnerin Skënder Gega, i cili krijoi një grup të fortë dhe gjatë gjithë sezonit zhvilloi një kampionat të shkëlqyer. Partizani thyente tersin dhe fitonte titullin e 16-të në histori të klubit.

Të kuqtë janë rikthyer të kujtojnë ato momente të veçanta, teksa ditën e sotme kanë postuar një video nga ndeshja me Tiranën ku ata u shpallën kampionë dhe kanë sjellë në mendjet e tifozëve ato emocione të paharrueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"