VIDEO/ Momente paniku, shqetësime në zemër për Agueron gjatë transmetimit të drejpërdrejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 21:00

VIDEO/ Momente paniku, shqetësime në zemër për Agueron gjatë transmetimit të drejpërdrejtë

Momente paniku, Serxhio Aguero, pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu bashkëpjesëmarrësit e tij, teksa ishte live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos, teksa në një moment argjentinasi ndaloi fjalimin duke vendosur dorën në gjoks.

AGUERO KUN

Kjo situatë shkaktoi një moment frike, derisa vet argjentinasi tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës, ndërkohë që pas disa sekondash biseda vijoi normalisht.

“Çfarë ka?, e pyeti Ibai Llanos kur pa Agueron duke shtrënguar duart.

Argjentinasi u përgjigj: “Mendoj se pata një mini-aritmi.”

“A doni që të shkojmë te mjeku?” – u shpreh Ibai Llanos.

“Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal”, shpjegoi Aguero.

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi argjentinas pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 kundër Deportivo Alvesh, kur ishte pjesë e Barcelonës dhe pasi u testua nga një kardiolog, atij më pas iu desh të tërhiqej nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"