VIDEO/ Momente paniku! Po ndiqnin ndeshjen, shembet tarraca e ndërtesës në Sarandë. Tifozët e Butrintit bien nga lartësia e konsiderueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 23:35

VIDEO/ Momente paniku! Po ndiqnin ndeshjen, shembet tarraca e ndërtesës në Sarandë. Tifozët e Butrintit bien nga lartësia e konsiderueshme

Një moment paniku u regjistrua në qytetin e Sarandës. Një grumbull tifozët kishin hipur mbi çatinë e një ndërtese, për të ndjekur ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Butrintit dhe Labërisë që përfundoi me rezultatin 2-0.

bandicam 2021-03-07 19-17-17-166

Teksa po luhej pjesa e parë, nga numri i madh i tifozëve, tarraca e ndërtesës është shembur, teksa tifozët janë rrëzuar në tokë, nga një lartësi e konsiderueshme. Për fat të mirë, ka pasur vetëm lëndime të lehta, dhe nuk bëhet fjalë për jetë në rrezik. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"