VIDEO/ Momente paniku në fushë, mbrojtësi i Bajernit pëson dëmtim të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:43

VIDEO/ Momente paniku në fushë, mbrojtësi i Bajernit pëson dëmtim të frikshëm

Momente paniku në “Allianz Arena”, aty ku luhet Bajerni i Mynihut përballë Aintraht Frankfurt! Që në minutën e dytë të ndeshjes, mbrojtësi i majtë i Bajernit, Alfonso Dejvis, ka pësuar një dëmtim të frikshëm që e ka detyruar atë të largohet nga fusha e lojës, ende pa nisur mirë ndeshja.

DEJVIS

Kanadezit i ikën keq këmba e djathtë dhe nga pamjet, duket një dëmtim me ët vërtetë i rëndë. Për këtë arsye, futbollisti e kishte të pamundur të vazhdonte më tej ndeshjen, duke i lënë vendin Lukas Hernandez.

Ndërkohë pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të skuadrës së Flik, falë dy golave të Levandovskit, në minutat 10’ dhe 26’.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme, kur dëmtohet Dejvis:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"