VIDEO/ Momente paniku në natën e boksit në “Air Albania”, boksieri shqiptar bie pa ndjenja në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 0:05

VIDEO/ Momente paniku në natën e boksit në “Air Albania”, boksieri shqiptar bie pa ndjenja në ring

Një nga duelet më të shumëpritura të mbrëmjes së sotme në ringun e improvizuar në “Air Albania” ishte dueli mes talentit shqiptar Amarildo Vraja dhe bullgarit Borislav Velev të cilët duelonin për brezin WBC “Youth Intercontinental’.

bandicam 2022-08-25 21-09-35-489

Por dueli në fjalë në fakt ka prodhuar momente paniku pasi Velev që në sekondat e parë vuri përpara boksierin shqiptar dhe pasi e mbylli në një kënd, me një breshëri grushtesh e hodhdi KO në atë që ishte fitorja e 11 e tij, të gjitha me KO.

Goditjet e bullgarit e lanë pa ndjenja në tapet boksierin shqiptar, duke alarmuar të  pranishmit, me stafet mjekësore që hynë me shpejtësi për ta ndihmuar. Pas pak minutash panik, Vraja u përmend dhe u largua vetë nga ringu, i përlotur për një ndeshje ku shpresonte të bënte shumë më mirë, por që e mbylli pas pak sekondash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"