VIDEO/ Momente paniku në Laçi-Bylis, lojtari mbetet i gjakosur pas shkelmit në fytyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 15:19

VIDEO/ Momente paniku në Laçi-Bylis, lojtari mbetet i gjakosur pas shkelmit në fytyrë

Momente paniku në fillimin e ndeshjes Laçi-Bylis, ku mbrojtësi i ballshiotëve, Stivian Janku, u gjakos pas një përplasje nga Velkoski.

asd

Mbrojtësi i Laçit tentoi të largonte topin nga zona, por gjeti kokën e Jankut, i cili donte të gjuante topin.

Shkelmi në fytyrë që i dha Velksoski bëri që Janku të gjakosej keq në kokë, me mbrojtësin e ballshiotëve që doli nga fusha për të marrë mjekimin e parë dhe më pas u fut sërish në lojë i fashuar.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"