VIDEO/ Momente paniku, ndërpritet ndeshja e Ligës së Europës. Ja arsyeja
Momente paniku në ndeshjen e Ligës së Europës mes Malmos dhe Union Berlin. Protagonistë ishin tifozët miq, të cilët kanë shkaktuar trazira të shumta, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 60-të.
Të vendosur pas porte, gjermanët kanë sulmuar me flakadanë, tifozët dhe lojtarët vendas. Teksa një flakadan është hedhur në fushë edhe nga jashtë stadiumit. Gjyqtari u detyrua të ndërpriste ndeshjen në minutën e 60-të, teksa skuadrat janë future në dhomat e zhveshjes deri në qartësimin e situatës. Sfida ka rifilluar pas afro 25 minuta ndërprerje.
Scary scene in the Europa League match between Malmo and Union Berlin. pic.twitter.com/FT2d7rXxFY
— Cork Gaines (@CorkGaines) October 6, 2022
PANORAMASPORT.AL
