VIDEO/ Momente paniku, autobusi i ekipit të Rashicës sulmohet nga tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 17:20

VIDEO/ Momente paniku, autobusi i ekipit të Rashicës sulmohet nga tifozët

Verder Bremen siguroi qëndrimin në Bundesligës pas shumë vuajtjes. Skuadra ku aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, barazoi 2-2 në fushën e Heidenheimit, mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që sfida e parë kishte përfunduar pa gola.

Verder auotobus

Një incident i shëmtuar u regjistrua pas ndeshjes, teksa skuadra mike ishte duke festuar qëndrimin në kategori. “BILD” raporton se afro 150 tifozë të Heidenheim, kanë sulmuar autobusin e Verderit me gurë dhe shishe që kanë shkaktuar disa dëme të automjetit.

Sende piroteknike apo edhe flakadanë janë hedhur prej tyre, si dhe ka pasur përpjekje për të çarë murin policore, por fal ndërhyrjes së policisë, nuk pati lëndime në njerëz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"