VIDEO/ Momente nervozizmi, Kristiano Ronaldo përplaset fizikisht me kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 23:17

VIDEO/ Momente nervozizmi, Kristiano Ronaldo përplaset fizikisht me kundërshtarët

Kristiano Ronaldo theu më në fund mallkimin e tij në futbollin e Arabisë Saudite, pasi gjeti golin e parë në ndeshje zyrtare me fanellën e Al Nassr. Sulmuesi portugez, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje me fanellën e skuadrës së tij, në kampionat dhe Kupë, nuk ia kishte dalë të tundte rrjetën.

RONALDO PERPLASJA

CR7-ës, i erdhi  në ndihmë një penallti, të cilën ai arriti ta transformonte në gol, në minutën e 93-të të duelit, por vetëm për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij në barazimin 2-2.

Por përpara këtij momenti, Ronaldo u përfshi në një përplasje me kundërshtarët. Amar Al Dahem rrëzohet në zonën e Al Nassr-it dhe pretendon për faull. Veprimi i tij ka nervozuar 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili shkon dhe vendos ta ngrejë me sforco.

Kaq ka mjaftuar që lojtarët e Al Fateh-ut të shkojnë menjëherë pranë tij dhe të përplasen fizikisht. Për më tepër shikoni videon e momentit të tensionuar:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"