VIDEO/ Momente emocionuese, Andi Lila i bën dhuratën e çmuar ish-mesfushorit që iu mbyll karriera 26 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 0:06

VIDEO/ Momente emocionuese, Andi Lila i bën dhuratën e çmuar ish-mesfushorit që iu mbyll karriera 26 vjeç

Data 22 korrik e vitit 2000 do të mbahet mend si kujtimi më i hidhur në jetën e ish-futbollistit Altin Rrica. Ishte dita kur mesfushorit iu prenë ëndrrat në mes në moshën 26-vjeçare, në një kohë kur vetëm pak muaj para incidentit ai ishte grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare.

Rrica

Kavajasi Rrica, pjesë e Luftëtarit në atë vit, ndodhej me ekipin gjirokastrit në Ohër të Maqedonisë për të kryer fazën përgatitore. Teksa skuadra zhvillonte normalisht stërvitjen, portieri Kristidhi dhe mesfushori Rrica ishin të diferencuar nga grupi si pasojë e problemeve fizike.

Altin Rica55

Edmond Kodra dhe Altin Rrica në vitin 2000 në Gjirokastër

Pikërisht pasditen e 22 korrikut, Rrica i propozon Kristidhit të hidheshin në liqenin e Ohrit sa për t’u freskuar. Rrica hidhet i pari, por pas disa sekondash kavajasi del sipër ujit, sepse ishte përplasur në një shkëmb dhe kishte mbetur pa ndjenja. Kristidhi ndërhyri urgjentisht dhe nëse sot Rrica jeton, edhe pse në karrocën e invalidit, kjo i dedikohet para së gjithash ish-portierit  Dritan Kristidhi.

Altin Rrica

Edi Martini, Edmond Kodra, Përparim Daiu dhe Altin Rrica (me syze) në kohën kur ishin pjesë e Luftëtarit në vitin 2000

Ndërkohë ditën e djeshme, Andi Lila, kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, vendosi t’i bëjë një surprizë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, në “Top Channel”, duke i dhuruar një shtëpi, në emër të Sindikatës.

Rrica-Lila

”Në statusin e sindikatës kemi edhe ndeshjet e bamirësisë. Duhej të bënim diçka për tërmetin. Që në momentin e parë, thashë do bëj diçka. Projektin e shkrova në letër. Ne i jemi borxhlinjë Shqipërisë. Unë i futem detit në këmbë, sindikata sapo është krijuar. Buxheti ishte zero. Iu thash shokëve që do t’a bëjmë. Erdha te emisioni juaj që të dal përtej ndeshjes. Telefonata e parë ishte ndaj futbollistit shembull. Ai është shembull. Në vitin 1996, Altin Rroca bëri shtyllë. Edhe pse isha i vogël u mrekullova. Në vitin 2000 kur pësoi aksident, u trishtova. Një vit më pas më mori ekipi i Besës. Nëse nuk dëmtohej, do luanim bashkë ” – shprehet Andi Lila.

Ishte një moment emocionues për të gjithë. Andi Lila i kishte shkruar një letër Altin Rricës, me një dëshirë të veçantë.

LETRA:

Sonte më ke përballë. Njerëzit si ti nuk harrohen kurrë.  Kur isha i vogël të shihja ty e thoja që çdo gjë ishte e mundur. Unë e mbaj mend, ti jo. Gëzimi më i madh ishte kapja e topave dhe rikthimi në fushë. Duket se njerëzit të kanë harruar. E ke gabim. Ti ke dhënë emocion, po ashtu edhe unë. Askush nuk i harron emocionet. Kur të duket se të kanë harruar, mendo se cilat i ke harruar. Je gati për një emocion si atëherë e si përherë? Unë them t’i kapërcejmë malet. Nuk mund të jemi njerëz nëse harrojmë humanen. Nuk të kemi harruar. Ndaj në emrin tim dhe në të sindiaktës, dua të të jap një kupë mirënjohje.

Andi Lila2

Andi Lila:  Ky është momenti më emocionues i jetës. Ne të dy nuk jemi takuar kurrë, por jemi çuna Kavaje. Kur  krijova Sindikatën, kam pasur kontakt me të në telefon. Kurrë nuk e kam takuar. Altini është si unë, futbollist. Kur u krijua sindikata, teleonata e parë ishte ndaj Rricës. Këtu ke çelsat e shtëpisë së re që ne si sindikatë të kemi bërë. Do të mar prap në telefon. Ne shikojmë mundësinë që t’i të shkosh te spitali më i mirë në botë.

Altin Rrica:  Andi është mik i imi. Një nga njerëzit më të mirë në botën e sportit.Kam pasur një problem të madh shëndetsor. Jo më larg se dje, i thash mikut tim që se di a do shkoj në emision. Më tha shko. Falenderoj Andin. Këtë gjë që bëri për mua, nuk do ja harroj kurrë. Familja më ka qëndruar pranë.  Aksidenti ishte punë e zotit. Çdo gjë prej tij i themi mirësevjen. Kam dhënë shumë dashuri për shokët. Jam i lumtur që dashuria po më rikhehet. Të falenderoj deri në frymën e fundit, kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"