VIDEO/ Moment i vështirë për Strakoshën, i fal një gol Gallatasarait në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:48


VIDEO/ Moment i vështirë për Strakoshën, i fal një gol Gallatasarait në Ligën e Europës

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha u bë protagonist në sfidën që Lacio luajti me Gallatasarain në Ligën e Europës.

strakosha

26-vjeçari shkaktoi një autogol në minutën e 67-të të takimit, duke kaluar turqit në avantazh. Gjithçka ndodhi pas një aksioni thuajse inekzistent, ku mbrojtësi i Lacios shkelmoi topin fort në ajër më pas me topin që po afrohej drejt portës, Strakosha u përpoq ta neutralizonte, por gardiani shqiptar ishte i pafat duke shkaktuar autogol.

 

26-vjeçari nuk po kalon një moment aspak të mirë pasi Sarri shikon si zgjedhje të dytë pas Reinës, dhe presioni është i madh në situata të tilla kur objektivi është konfirmimi si titullar në skuadër.

Gabimi fatal i Strakoshës në Ligën e Europës on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/