VIDEO/ Moment emocionues në Serie A, Simeone i shënon Fiorentinës dhe shpërthen në lot. Golin ia dedikon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 17:38

VIDEO/ Moment emocionues në Serie A, Simeone i shënon Fiorentinës dhe shpërthen në lot. Golin ia dedikon…

Kaljari ka shkatërruar me rezultatin 5-2 Fiorentinën ditën e sotme, në një ndeshje ku ekipi nga Sardenja dominoi gjatë 90 minutave.simeone

Megjithatë një episod i veçantë ka ndodhur në këtë ndeshje,  gjatë zhvillimit të pjesës së parë. Në minutën e 34’, Xhiovani Simeone shënoi për Kaljarin, ndaj ish-ekipit të tij, pas një pasimi të marrë nga Naingolan. Sigurisht që argjentinasi nuk e festoi golin e shënuar, por kishte edhe një moment emocionues.

Menjëherë pasi shënoi, Simeone shpërtheu në lot dhe golin ia dedikoi Davide Astorit, i cili u nda nga jeta një vit më parë. Një moment shumë i veçantë ky, i cili ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"