VIDEO/ Moment acarimi në stërvitje, grushta dhe shkelma mes lojtarëve holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 17:07

VIDEO/ Moment acarimi në stërvitje, grushta dhe shkelma mes lojtarëve holandez

Dy lojtarët e Fejnordit në kampionatin holandez, Stive Berguis dhe Sven Van Bik, janë tradhtuar nga nervat në stërvitje, teksa janë përplasur edhe fizikisht.

nintchdbpict000387033739

Një ndërhyrje e ashpër e Berguis, ka sjellë acarimin e shokut të skuadrës, i cili e ka goditur me shkelma. Më pas situata ka dalë nga kontrolli dhe të dy futbollistët janë goditur me grushte. Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës, që situata të normalizohej.

Klubi i Fejnordit, pritet të marrë masa për ngjarjen e ndodhur në seancën stërvitore. Mediat vendase tregojnë se pas këtij incidenti, situata është qetësuar, dhe skuadra ka vijuar stërvitjen normalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"