VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Mançester Junajtid hedh hapin e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 23:43

VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Mançester Junajtid hedh hapin e duhur

Mançester Junajtid u kualifikua në raundin e 1/16 të FA Cup duke mposhtur minimalisht skuadrën e Ulvëruemptonit.

manchester-united-wolves-150120z

“Djajtë e Kuq”, të cilin zbritën sot në fushë me formacionin e dytë iu falën golit të mesfushorit spanjoll Huan Mata, i cili kaloi topin mbi portierin kundërshtar në minutën e 67-ë.

Pavarësisht luhatjeve të vazhdueshme që kanë patur këtë sezon, Mançester Junajtid shpresojnë të fitojnë Europa Ligën si dhe të kualifikohen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"