VIDEO / Mjafton një mbrojtës dhe shumë ndërhyrje të VAR, Çelsi kalon Konten dhe arrin finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 23:12

VIDEO / Mjafton një mbrojtës dhe shumë ndërhyrje të VAR, Çelsi kalon Konten dhe arrin finalen e Kupës

Çelsi ka siguruar praninë në finalen e Kupës së Ligës, duke mundur edhe në gjysmëfinalen e kthimit Totenhemin e Antonio Kontes. Pas suksesit 2-0 në sfidën e parë, Çelsi ka dominuar edhe të kthimit ku goli i Rudiger i mjaftoi për të hipotekuar kalimin.

celsi

Brenda pak minutash, Totenhemi e kuptoi se do të ishte thuajse e pamundur që të përmbysej humbjA e sfidës së parë. Golini gaboi daljen e tij dhe i dha mundësinë Rudiger që me kokë të çonte topin në rrjetë kur regjistrohej minuta e 18.

Totenhemi u përpoq të reagonte, por kishte kundër edhe VAR-in i cili i anuloi fillimisht një penallti duke dekretuar se një faull ndaj Hojbjerg kishte ndodhur jashtë zonës. Një tjetër penallti iu anulua nga VAR në pjesën e dytë, ndërsa më pas edhe Kejn pa golin t’i anulohej për pozicion jashtë loje nga video-asistenti.

Kështu, Çelsi shkoi i qetë drejt finales, ku pret fituesin e duelit mes Arsenalit dhe Liverpulit, ndërsa Konte nuk kishte mundësinë të thyente mallkimin e trofeve të londinezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"