VIDEO/ Mjafton goli me penallti i Kallakut, Teuta mposht Egnatian dhe rikthehet te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 15:43

VIDEO/ Mjafton goli me penallti i Kallakut, Teuta mposht Egnatian dhe rikthehet te fitorja

Teuta ka arritur të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Egnatias në shtëpinë e këtyre të fundit që deri tani kishte marrë statusin si “surpriza” e kampionatit.

bandicam 2021-10-23 15-23-16-849

Skuadrës durrsake i ka mjaftuar penalltia e shndërruar në gol në minutën e 80′ nga kapiteni Sherif Kallaku.

Një triumf që e kthen te fitorja skuadrën e drejtuar nga Edi Martini pas asaj humbjeje ndaj Tiranës javën e kaluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë që pret të bëjë ndeshjen e saj ndaj Partizanit në derbi të hënën në mbrëmje.

Ndërsa Egnatia pas kësaj disfate klasifikohet në vendin e 5 në kuotën e 8 pikëve.

FT | EGNATIA 1-0 TEUTA

Kallaku (p) 80′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

88′ Teuta kryen dy lëvizje teksa largon autorin e golit Sherif Kallakun për Ledio Beqjan, dhe i dyti që largohet do të jetë Koubemba për Gjorgjiev.

85′ Adolf Selmani ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Pedro Augustos.

80′ GOOOOOOOOL TEUTA 0-1! Sherif Kallaku ka kaluar përpara skuadrën e Teutës me penallti, duke goditur mjaft mirë në trekëndësh atë top dhe pa mundur të bëjë asgjë portieri Bruno Puja.

78′ Gruda ka fituar një penallti pas një kontakti me Krivanjevan dhe për arbitrin kryesor është 11-metërsh.

76′ Egnatia kryen një tjetër zëvendësim, largohet Arbër Çyrbja dhe aktivizohet Ndriçim Shtubina.

71′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndëhyrje të gabuar ndaj Xhekson në afërsi të zonës.

68′ Teuta kryen dy zëvendësime teksa largohet Emiliano Vila dhe Todorovski, për t’i bërë vend Lorenco Vilës dhe Xhekson.

65′ Koubemba ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ Sherif Kallaku godet nga goditja e dënimit, por topi përfundon lart traversës së mbrojtur nga Bruno Puja.

62′ Egnatia kryen lëvizjen e parë largohet Demir Imeri dhe futet Xhekson.

54′ Bruno Puja bën heroin në dy tentativa teksa ka shpëtuar ekipin nga goli i parë, ku së fundmi ka pritur një gol të sigurt nga Sebino Plaku.

52′ Skuadra rrogozhinase është e pozicionuar në gjysmë fushën e ekipit të Teutës ku kërkojnë me disa raste golin e parë të ndeshjes.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e shkelmon skuadra e Teutës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë!

40′ Menjëherë pas pretendimit të Plakut për penallti, portieri Puja nis direkt lojën teksa Pedro Augusto me një goditje, portieri i Teutës, Qirko pret mjaft mirë duke e dërguar në goditje këndi.

39′ Sebino Plaku shërbehet mjaft mirë, por pengohet në zonë teksa ka kërkuar diçka më shumë për këtë rast.

33′ Loja është e pozicionuar në mesfushë ku skuadrat po mundojnë që të gjejnë sado pak hapësira për të shfrytëzuar rastin për shënim.

21′ Sherif Kallaku provon golin e vitit teksa godet nga mesfusha duke parë pozicionimin jo të duhur të portierit, Bruno Puja, kapiteni i Teutës tenton goditjen nga gjysma e fushës, por ky top përfundon shumë larg portës.

17′ Koubemba provon portën me kokë pas një harkimi nga krahu i majtë, por sulmuesi kryesor i durrsakëve nuk tregohet i saktë.

11′ Pedro Augusto humbet shansin e artë të zhbllokimit të takimit ku pas një tentative me kokë topi i tij përfundon jashtë.

5′ Ivanoviç shkakton faull ndaj Pedro Augustos, goditje dënimi për skuadrën rrogozhinase.

1′ Starton sfida! Egnatia nis topin e parë të këtij takimi.

FORMACIONET ZYRTARE –

Egnatia: (4-3-3) – Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Telushi, Bardis, Iseni; Çyrbja, Imeri, Pedro. Trajner: Gugash Magani.

Teuta: (4-2-3-1) – Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanoviç, Xhekson; Aleksi, Daja; E.Vila, Kallaku, Plaku; Koubemba. Trajner: Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"