Postuar: Nëntor 30, 2022 | 13:55
VIDEO/ Mjafton goli i Denison me penallti, Dinamo mposht Vorën në miqësoren e dytë të zhvilluar
Dinamo ka fituar minimalisht 1-0 në stadiumin e ri të Vorës, ndaj këtyre të fundit në miqësoren e dytë në prag të rifillimit të kampionatit, për shkak të pauzës së Botërorit të Katarit.
Bluve nga kryeqyteti u mjaftoi goli me penallti i Denison në minutën e 83′.
Trajneri Nevil Dede e nisi ndeshjen me këtë formacion:
Simoni, Vokrri, Dikson, Samake, Allmuça, Bardhi, Smaçi, Danaj, Prodani, Denison, T. Marku.
Teksa në pjesën e dytë Dede aktivizoi të gjithë futbollistët që kishte në dispozicion.
Vlen të theksohet se në miqësoren e parë Dinamo u mposht me rezultatin 2-1 nga Kukësi.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
