Video / Mision i mbyllur me sukses nga Shkëndija, kalon në turin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 17:58

Video / Mision i mbyllur me sukses nga Shkëndija, kalon në turin e tretë

Shkëndija e Tetovës ka bërë detyrën, duke arritur të sigurojë kalimin për në turin e tretë të Ligës së Europës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Qatip Osmani kanë marrë një barazim 1-1 në fushën e HJK Helsinkit, duke kaluar finlandezët në një ndeshje e cila u komplikua në pjesën e parë.

shkendiaj

Shkëndija kishte udhëtuar drejt Finlandës me objektivin për të administruar fitoren 3-1 të ndeshjes së parë në shtëpi, ku kishin dominuar ndjeshëm përballë kundërshtarëve. Por një autogol i Radeskit pa kaluar gjysmë ore lojë komplikoi disi vazhdimësinë e kuqezinjve, pasi një tjetër gol nga vendasit kalonte ata në raundin tjetër.

Në pjesën e dytë, Shkëndija e Tetovës filloi të tregohej më kërkuese para portës kundërshtare dhe arriti të gjente golin me anë të Çelikoviç. Më pas, skuadra tetovare mbrojti me shumë kujdes këtë rezultat, duke kaluar qetësisht në turin tjetër të turneut.

HJK Helsinki-Shkëndija Tetovë 1-1
29′ (ag) Radeski / 71′ Çelikoviç

HJK: Dahne, Rafinja, Jalasto, Pirinen, Obilor, Anan, Jaghoubi (79′ Dahlstrom), Onovo, Pelvas (73′ Mensah), Savixh, Jallou (64’ Valençiç).

Trajner: M. Lehkosuo

Shkëndija: Zahov, Cuculi, Bejtulai, Çelikoviç, Alimi, Todorovski, Hasani, Vujçiç (79′ Bojku), Ibraimi, Abdurahimi (66′ Totre), Radeski (90’+4′ Teqja).

Trajner: Q. Osmani

KV: Jalasto, Onovo / Zahov

Gjyqtar: Gunar Jarl Jonson (Islandë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"