VIDEO/ Mirel Josa debuton me fitore në “Loro Boriçi”, Vllaznia mund Egnatian dhe qëndron në garë për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 18:32

VIDEO/ Mirel Josa debuton me fitore në “Loro Boriçi”, Vllaznia mund Egnatian dhe qëndron në garë për Europën

Vllaznia ka arritur një fitore mjaft të bukur përballë Egnatias në shtëpi, në javën e parafundit të “Abissnet Superiore”, për të qëndruar në garë për Europën.

VLLAZNIA-EGNATI

Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e 19’ me Aralicën dhe më pas dyfishuan shifrat me një autogol të Agbekpornut.

Në pjesën e dytë Xhekson ngushtoi diferencën pas një goli të shënuar për rrogozhinasit, por ishte Da Silva i cili mendoi për t’i mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Pati minuta dhe për Ndriçim Shtubinën, i cili hyri në fushën e lojës në pjesën e dytë, me sulmuesin që do të japë dorëheqjen në fund të sezonit.

Kështu Mirel Josa debuton në mënyrën më të mirë të mundshme me Vllazninë, duke e mbajtur ende në garë për Europën nëpërmjet kampionatit, ndërsa Egnatia pa objektiva i ka sytë nga sfida “playoff” e Kategorisë së Parë për të mësuar kundërshtarin e saj.

VLLAZNIA-EGNATIA 3-1

Aralica 19′, Agbekpornu (A.G) 38′, Da Silva 70′ / Xhekson 63′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Mbyllet sfida!

89’ Aralica lëshon një gjuajtje të lehtë në hyrje të zonës, e cila ndalet nga Puja pa probleme.

86’ Delarzh lëviz mirë në zonë dhe lëshon një gjuajtje të frikshme, por Zogoviç bën një pritje fantastike me këmbë. Gjithsesi aksioni nuk vlen për shkak të pozicionit të parregullt të rrogozhinasve.

70’ GOOOOOL VLLAZNIA 3-1/ Da Silva përfiton shumë mirë nga një top i Latifit, i cili me një gjuajtje gjen traversën dhe më pas rrjetën.

63’ GOOOOOL EGNATIA 2-1/ Xhekson lëshon një gjuajtje nga distanca, të cilën portieri nuk e arrin dot për të ngushtuar rezultatin.

49’ Da Silva lëshon një gjuajtje të bukur nga një distancë jo e largët pas një topi nga ana e Latfit, por tentativa e tij ndalet nga Puja.

46’ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45’ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

40’ Goli është i rregullt. VAR e konfirmon.

39’ Goli po shikohet me VAR.

38’ GOOOOOL VLLAZNIA 2-0/ Latifi tregohet shumë i shpejtë dhe i merr kohën mbrojtësit dhe portierit, me topin që Agbekpornun që e prek në momentin e fundit për të dyfishuar shifrat për shkodranët.

33’ Latifi lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Puja ishte i mirë pozicionuar për t’i mohuar golin e dytë vendasve.

19’ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Aralica merr një krosim shumë të bukur dhe me kokë gjen rrjetën dhe avantazhin për shkodranët.

15’ Da Silva merr një pas të bukur nga Latifi, por përballë portierit, braziliani humbet shansin e artë për të kaluar vendasit në avantazh.

11’ Merret vendimi. Pozicioni i parregullt.

11’ Goli po shikohet me VAR.

10’ Pedro Augusto merr një top të bukur i cili shkëputet dhe ja pason Delarzh, me këtë të fundit që nuk gabon me portën e boshatisur. Gjithsesi goli u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Da Silva, Aralica.

Trajner: M.Josa

EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Allmuça, Krivanjeva, Levendi, Duranski, Agbekpornu, Imeri, Xhekson, Delarzh, Pedro Augusto.

Trajner: Z.Ramadani

GJYQTARË: A.Beqiri, Xh.Mani, F.Kolleshi

VAR: K.Barjamaj,

AVAR: A.Zalla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"